Johnson bën vizitën e dytë të papritur në Ukrainë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ndodhet në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Është vizita e dytë e paparalajmëruar që ai ka bërë në Ukrainë gjatë luftës – pasi ai vizitoi më parë kryeqytetin në prill, transmeton rtv21.tv.
Ai duhej të paraqitej në një konferencë të mbajtur nga një grup deputetësh të tij konservatorë në Doncaster, por e anuloi vizitën për të udhëtuar në Kiev.
Johnson sapo ka postuar në Twitter një fotografi të tij me Volodymyr Zelensky, duke shtuar “Zoti President, Volodymyr, është mirë të jem përsëri në Kiev”./21Media

Back to top button