Liburn Aliu deklarohet pas kthimit nga Beogradi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu pas kthimit nga Beogradi ku mori pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, tha se atje është kërkuar që të bëhet linja Prishtinë-Nish.
Sipas Aliut, kjo mund të kishte kuptim vetëm nëse do lidhej Prishtina me Durrësin.
“Është e domosdoshme sot që të insistohet edhe nga ne edhe nga Rep. e Shqipërisë, pasi ka fonde të BE, që të investojnë në hekurudha që të bëjmë linjën hekurudhore nga Prishtinë në Durrës. Kjo nënkupton që të kemi qarkullim të udhëtarëve por në veçanti të mallrave pasi pritet që porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut dhe vendit tonë”, tha Aliu në një konferncë për media./21Media 

Back to top button