Për klimën, lopët mësohen të shkojnë në tualet

Për të mbrojtur mjedisin nga amoniaku i dëmshëm që është në urinën e lopës, kafshët tani duhet të përdorin një tualet. 16 lopë në Gjermani e kanë mësuar atë.
Studiuesit gjermanë kanë arritur të trajnojnë lopët për të shkuar në tualet. Urina e bagëtisë është e mbushur me amoniak. Nëse kjo futet në tokë, mikrobet e shndërrojnë atë në oksid nitri (N2O), gazi i tretë më i keq serrë. Por nëse 80 përqind e urinës së lopës mund të mblidhet (falë tualeteve), emetimet globale të amoniakut zvogëlohen me 56 përqind, transmeton rtv21.tv.
16 lopë në një fermë në Dummerstorf u mësuan duke marrë ushqim si shpërblim. Por nëse urinonin diku tjetër, ato spërkateshin me ujë si dënim./21Media

Back to top button