Liderë institucionalë dhe politikë në Reçak

 

Sot, 15 janar 2021 janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kanë kryer njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Liderë institucionalë dhe të partive politike me këtë rast do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nga ora 9:30 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në orën 10:00 në Reçak do të bëjë homazhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa në orën 10:30 homazhe do të bëjë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë.

Back to top button