Sot, 15 janar 2021 janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kanë kryer njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak janë vrarë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut është dëshmuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ka ndikuar në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Pasi e ka parë me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker ka alarmuar se në Kosovë po ndodhte krim kundër njerëzimit, gjë që e ka shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe janë tërhequr nga Kosova.