Liderët botërorë e përshëndetën fitoren e Macronit
Liderët botërorë e përshëndetën fitoren e liderit të partisë centriste Përpara (EM), Emanuele Macron
Macron u zgjodh president i Francës me 66,06 për qind të votave të fituara në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale
Kryeministrja britanike Theresa May midis të parëve i dërgoi urime për fitore Marconit në zgjedhjet presidenciale
“Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe ne me padurim presim të punojmë me presidenti e ri në një sërë prioritetesh të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Mej
“I lumtur që Franca ka zgjedhur të ardhmen evropiane”, shkroi në Twitter kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e përshëndeti vendimi e votuesve francezë në dobi të “lirisë, barazisë dhe vëllazërimit”.
Gjithashtu urime për fitoren, Macron mori edhe nga kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se fitorja e Marconit është “fitore për një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, uroi po ashtu presidentin e zgjedhur të Francës për, siç tha, fitoren e madhe.
Kryeministri holandez Mark Rute e përshëndeti zgjedhjen e Marcon si president të Francës duke theksuar se votuesit francezë bënë “një zgjedhje të qartë, progresive dhe proevropiane”.
Liderët e Çekisë dhe Sllovenisë gjithashtu ia uruan fitoren zgjedhore Marconit.
Kryeministri spanjoll Marioano Rajoy , deklaroi se Franca me presidentin e ri Macron do të kontribuojë për përforcimin e unitetit në Bashkimin Evropian në një moment të rëndësishëm për të.
Gjithashtu, fitoren Macronit në zgjedhjet presidenciale në Francë ia uruan edhe presidenti kinez Si Xhinping si dhe kryeministri kanadez JustinTrudaeu.
Si theksoi se Parisi dhe Pekini kanë një përgjegjësi të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin në botë.
Trudo pati një bisedë telefonike me Macron në të cilën ai e bindi Marcon se me padurim pret që të punojnë së bashku në vitet në vazhdim për përforcimin e sigurisë ndërkombëtare, bashkëpunimit në shkencë dhe teknologji si dhe për krijimin e vendeve të mira të punës për klasën e mesme në të dy vendet.
Edhe ministri i Jashtëm i Shqiërisë, Ditmir Bushati, uroi fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emanuele Macron duke theksuar se ky është një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.
Dje në Francë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku për këtë funksion garonin Lideri i Partisë centriste Përpara (EM), Emanuel Marcon dhe Marin Le Pen nga Fronti kombëtar ekstrem djathtist
Macron (39) është zgjedhur presidenti i ri i Francës me 66,06 për qind të votave duke u bërë kështu presidenti më i ri i Francës pas Napoleon Bonapartit.
Macron mbrëmë iu drejtua ithtarëve të tij në sheshin para muzeut “Luvër” në Paris, ku i shoqëruar me tingujt e himnit evropian iu falënderua francezëve për mbështetjen që ia dhanë. Macron pritet të bëjë betimin më 14 maj./21Media