Takohen Mustafa e Veseli para procedimit të demarkacionit
Mustafa ende nuk ka ardhur në sallë
Ndonëse ishte paraparë qe mbledhja e Qeverisë të fillonte në orën 10:00 ku pritet të procedohet demarkacioni, mbledhja ende nuk ka filluar. Shkak i kësaj vonese është se kryeministri, Isa Mustafa, ende nuk ka ardhur në sallën e mbledhjeve edhe pse pjesa tjetër e kabinetit është mbledhur.
Televizioni 21 merr vesh se kryeministri Mustafa është duke zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Takimi thuhet se është duke u mbajtur në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi./21Media