Liderët botërorë reagojnë ndaj rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës

 

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanhayu, ku i kishte shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e rëna nga përplasjet mes Izraelit dhe militantëve të Gazës.

Macron bëri thirrje për paqe dhe gjithashtu i komunikoi homologut të tij shqetësimin rreth popullisisë civile në Gaza.

Ndërkohë, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, “Unë dënoj me vendosmërinë më të madhe sulmet kundër Izraelit nga Rripi i Gazë”.

Austria si dhe Sllovenia, të premten vendosen flamuj kombëtarë të Izraelit në ndërtesat zyrtare në shenjë “solidariteti” me shtetin Hebre.

Ndërkohë, Egjipti u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës për të pushuar zjarrin nga mesnata e së premtes në pritje të negociatave të mëtejshme, u bë e ditur nga dy burime të sigurisë egjiptiane.

Luftimet më të këqija në Gaza dhe Izrael qysh nga viti 2014, vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./21Media

Back to top button