Liderët e G7-ës zotohen se do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

Pas fjalimit të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në samitin e G7-ës, liderët kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, transmeton rtv21.tv.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ndërsa e bëjmë këtë, ne angazhohemi të demonstrojmë përgjegjësi dhe solidaritet global duke punuar për të adresuar ndikimet ndërkombëtare të agresionit të Rusisë, veçanërisht tek më të cenuarit”, thanë ata./21Media

Back to top button