Liderët e Polonisë, Sllovenisë e Çekisë udhëtojnë sot për në Kiev

Liderët nga tre vende, Polonia, Çekia e Sllovenisë do të takohen sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ata do të udhëtojnë gjatë ditës për në Kiev.
Përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit polak kanë njoftuar se Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Joroslaw Kaczynski, kryeministri çek Petr Fiala e kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë sot kryeqytetin ukrainas si përfaqësues të Këshillit Evropian.
“Vizita është organizaur në konsultim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Qëllimi i vizitës është të konfirmojnë mbështetjen e qartë të të gjithë BE-së për sovranitetin edhe pavarësinë e Ukrainës”, thuhej në njoftim./21Media

Back to top button