Rexhep Selimi feston ditëlindjen, gruaja e tij e uron me foto të veçantë

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë të veçantë ai ka marrë një urim nga bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi.
Për ta uruar bashkëshortin ajo ka zgjedhur një fotografi të Rexhepit me uniformën e UÇK-së.
“Urime ditëlindjen Rexhë!”, ka shkruar Shqipja.

Rexhep Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë nën dyshimet për krime lufte që nga viti 2020./21Media

 

Back to top button