Liderët e BE-së mbështesin letrën e May

Kryeministrja britanike ka nisur proceset e daljes nga BE

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur tonin e letrës të cilën kryeministrja britanike Theresa May, i ka dërguar Bashkimit Evropian në të cilën edhe zyrtarisht ka shpallur daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, thanë të enjten zyrtarë britanikë, transmeton Reuters.

Sipas tyre, May ka diskutuar me kryetarin e Parlamentit të Evropës dhe liderët e Irlandës, Polonisë, Italisë, Francës dhe Spanjës, pasi që Britania edhe formalisht ka nisur procesin e daljes nga BE./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button