Marrëveshja me Shqipërinë rrit sigurinë e energjisë

Stavileci tha se ky projektligj  mund të ndikojë në likuiditetin e tregut të energjisë elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Blerand Stavileci, duke prezantuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST dhe KOSTT-it, ka thënë se me këtë do të rritet siguria në energjinë elektrike.

Ai tha se ky projektligj përkufizon saktë bashkëpunimin në mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku objektivi kryesor është krijimi i zonës rregulluese dhe integrimi në mekanizmin regjional, i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare, duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas tij, me këtë pritet të rritet edhe siguria e energjisë elektrike në përmbushjen e direktivave të BE-së./21Media

Back to top button