Liderët polakë, çekë e sllovenë nisen me tren drejt Kievit

Kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë po udhëtojnë me tren për në Kiev për bisedime me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës.
Ata po udhëtojnë si përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe do të paraqesin detaje të një pakete konkrete mbështetëse për Ukrainën, ka njoftuar Michal Dworczyk, kreu i zyrës së kryeministrit polak.
Vizita u organizua gjatë samitit të fundit të BE-së në Versajë, shtoi Dvorczyk.
Tre liderët, të cilët shoqërohen nga kreu i partisë qeverisëse të Polonisë, Jaroslaw Kaczynski, do të paraqesin një paketë të gjerë të mbështetjes së BE-së për Ukrainën, tha ai.
Treni i tyre tashmë ka kaluar kufirin polako-ukrainas në rrugë për në Kiev.
Dworczyk përsëriti se NATO nuk do të angazhohet ushtarakisht në luftë, por do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën kundër sulmit rus./21Media

Back to top button