Liderët votojnë (liveblog)
Liderët e partive politike dhanë votën e tyre
I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Ndërsa i nominuari për kryeministër nga Koalicioni, LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet në Fakultetin e Filologjik në Prishtinë,
Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.
Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?