Lideri i Luginës Muharrem Salihu takohet me Eliot Engel

Në fokus gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevë

Lideri i Luginës se Preshevës Muharrem Salihu (AFEDS) Këshilltari lartë në Komunën e Medvgjës, njëherit veprimtar dhe biznesmen i njohur e Evropë gjatë vizitës në Uashington u prit në takim nga miku i shqiptarëve, Eliot Engel, Kongresmen dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, në Dhomën e Përfaqësuesve, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Muharrem Salihu në takimin dhe bisedën me kongresistin Engell ka pasqyruar gjendjen aktuale të shqiptarëve në Medvegjë.

Ai bëri thirrje për mbështetje për shqiptarëve në Medvegjë dhe komunat Bujanoc e Preshevë. Salihu nënvizoi se shqetësimin e tij do ta përcjellë në Kongres përmes kongresistit Engell, i cili është zotuar për të ngritur zërin për Medvegjën.

Back to top button