Lideri palestinez thotë se nuk do të largohen nga toka e tyre

Një numër liderësh nga Lindja e Mesme dhe Evropa janë mbledhur në Kajro, Egjipt për samitin për të diskutuar de-përshkallëzimin e luftës Izrael-Gaza.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, tha se palestinezët nuk do të largohen nga toka e tyre.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë zhvendosjen, ne do të mbetemi në tokën tonë pavarësisht nga sfidat,” tha ai.

Abbas është kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi zonat e Bregut Perëndimor të pushtuar, por jo mbi Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.

Egjipti dhe shtetet e tjera arabe kanë thënë më parë se një fluks masiv i refugjatëve palestinezë që ikin nga lufta do të ishte i papranueshëm, sepse do të përbënte dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre.

Takimi, i cili quhet Samiti për Paqe, përfshin gjithashtu zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe. Por, mungesat kryesore të dukshme përfshijnë Izraelin, SHBA-në dhe Iranin./21Media

Back to top button