Për regjistrim të pronës më nuk është i nevojshëm vërtetimi tatimor

Në fillim të këtij muaji, Komuna e Prishtinës shfuqizoi vendimin për paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjithë ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, kopje të planit apo regjistrim të pronës.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, i cili siç shprehën, do tua lehtësojë shumë procedurat e pronësimit.

“Mendoj që ky është një vendim shumë i mirë se ma herët janë kanë procedurat më të gjata u dashtë me ardh me prit dy tri dit me nxjerr një vendim tash shumë ma leht po vina për një ditë po i kryjna krejt punët”, tha Egzon Syla-qytetar

“Na e kanë lehtësu kush ka obligime tatimore, edhe s’ka mujt me marrë vërtetimin pa e pas tatimin, u dashtë tatimin me kry tani me marr vërtetimin edhe me e marr listën poseduese ose ndonjë dokument tjetër çfarëdo dokumenti, normalisht që ma e shkurt se me marr vërtetimin është një procedurë e gjatë”, tha Ramadan Berisha një qytetarë tjetër.

Drejtori i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, tha se ky vendim u shfuqizua për shkak të problemeve të shumta në procesin e regjistrimit të pronës.

“Vendimi për heqjen e kërkesës për vërtetim të tatimit në pronë kryesisht pagesës së tatimit në pronë dhe marrjës së shërbimeve kardastrale ka qenë edhe kushtëzues dhe jo i volitshëm. Komuna e Prishtinës dhe drejtoria e kadastrës e ka kryer kuptimin e iniciativës të kërkesës për heqjen e këtij kushtëzimi ngase i njëjti ka shkaktu problematika në regjistrimin e pronës dhe përtej kësaj ka qenë edhe si proces i pa… kjo rregullore për pezullime në shërbime komunale ka pasur edhe kushtëzime të tjera pra për leje të ndërtimit për punë që kryhen nga drejtori të tjera por ideja e iniciatives nga ana ime personale dhe e stafit te drejtoris ka qenë që kushtëzimi të hiqet për arsye të shërbimeve kadastrale”, tha Lushaku për RTV21.

Pas shfuqizimit të vendimin për paraqitjen e vërtetimit tatimor, është rritur dukshëm interesimi për regjistrimin e pronave./21Media

 

Back to top button