Liga e Kampionëve, ndeshjet që zhvillohen sot

Do të zhvillohen sot tetë ndeshjet e fundit nga grupet A,B,C dhe D të Ligës së Kampionëve.
Në shumicën prej këtyre katër grupeve situata është e qartësuar sa i përket dy skuadrave që do të vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt, por jo edhe në grupin D, atu ku të gjitha skuadrat, Tottenhami, Sportingu, Eintracht Frankfurti dhe Marselle kanë mundësi të barabarta për të vazhduar tutje.
Tottenhami e kryeson grupin me 8 pikë, i ndjekur nga Sportingu dhe Frankfurti me nga 7 kurse Marselle ka 6 pikë në vendin e katërt. Sonte ballafaqohen Marselle me Tottenhamin dhe Sportingi me gjermanët e Eintacht Frankfurt.
Në kuadër të grupit C do të zhvillohet derbi ndërmjet Bayernit dhe Interi, me të dy skuadrat që tashmë kanë siguruar kalimin tutje kurse një sfidë tjetër interesante do të zhvillohet në grupin A ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit, që po ashtu kanë siguruar vazhdimin për në fazën 1/16 të kësaj gare.
Këto janë të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme:
Bayer Leverkusen Club Brugge, ora 18:45
Porto-Atletico Madrid, ora 18:45
Ndwrsa nga ora 21:00 zhvillohen kwto ndeshje:
Porto-Atletico Madrid
Bayern-Inter
Liverpool-Napoli
Marselle-Tottenham
Plzen-Barcelona
Rangers-Ajax
Sporting-Frankfurt

Back to top button