Liga e Kampionëve rikthehet nesër me sfida të jashtëzakonshme

Nesër do të rikthehen ndeshjet e garës më të madhe evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të sjellin përballje spektakolare pas shortit te tërhequr në Stamboll të Turqisë.
Të martën do të zhvillohen ndeshje e para të grupeve E,F,G dhe H, ku sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, aty ku do të ballafaqohen Paris-Saint-Germain dhe Juventusi.
Sfidë tjetër interesante do të jetë ajo ndërmjet Sevillës dshe Manchester Cityt, ashtu sikur ajo ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Chelseat, kurse kampioni italian Milani do të ballafaqohet me Salsburgun në udhëtim.
Dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:45:
Dinamo Zagreb-Chelsea
Dortmund-Copenhagen
Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto përballje:
Benfica-Maccabi Haifa
Celtic-Real Madrid
PSG-Juventus
RB Leipzig-Shakhtar Donetsk
Salsburg-Milan
Sevilla-Manchester City.

Back to top button