Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarin e saj në xhiron e parë

Kombëtarja e Qipros e ka mposhtur sot me rezultat 2:0 Estoninë, ndeshje kjo e vlefshme për “Play-off” të Ligës së Kombeve.
Me fitoren e sotme, Qipro tani i bashkohet Grupit 2 të Ligës C, grup ky në të cilin gjendet Kosova, Greqia, dhe Irlanda e Veriut.
Ndërkaq, Kosova sot ka mësuar edhe kundërshtarin e saj të parë në këtë garë, ku në xhiron e parë do të përballet me Qipron.
Ndeshja kundër Qipros do të zhvillohet më 2 qershor.

Back to top button