Përfshihet nga flakët një restaurant në Radavc të Pejës

Një restaurant në Radavc të Pejës është përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë teksa thuhet në njoftim se zjarrëfikësit kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe drejtori i këtij digasteri, Gzim Gashi.
RTV21.tv ka provuar të kontaktojë edhe me policinë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigjje./21Media

Back to top button