Liga e Kombeve, sonte luhen ndeshje interesante

Veç sfides ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20;45, Liga e Kombeve sjellë edhe disa ndeshje spektakolare.
Dy sfida shumë interesante do të zhvillohen në kuadër të Grupit 2 të Ligës A. Zvicra e pret Spanjën në Gjenëvë, kurse sfida tjetër interesante e këtij grupi është ajo ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë.
Ky grup kryesohet nga Portugalia dhe Republika e Çekisë me nga katër pikë, e treta është Spanja me dy pikë, kurse Zvicra është pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në të cilat është mposhtur nga Republika e Çekisë dhe Portugalia./21Media
Ndeshjet tjera në kuadër të Ligës së Kombeve janë këto:
Norvegji-Slloveni
Suedi-Serbi
Gjibraeltar-Bullgari
Greqi-Qipro
Kosovë-Irlandë e Veriut
Maqedoni e Veriut-Gjeorgji
Maltë-Estoni

Back to top button