Liga e Konferencës/Shkëndija triumfon si mysafire kundër Valmieras

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, ka vazhduar me paraqitje të mirë dhe rezultat pozitiv në kualifikimet drejt Ligës së Konferencës.
Në kuadër të raundit të dytë kualifikues, Shkëndija ka arritur të korrë fitore si mysafire kundër skuadrës letoneze, Valmieras.
Pas plot 90’ minutave të zhvilluara në stadiumin “Daugavas” në qytetin e Rigas, skuadra e Shkëndijës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër letonezëve të Valmieras.
Fillimisht, rezultatin i pari e ka zhbllokuar Ljupche Doriev, i cili shënon në minutën e 9’ të ndeshjes dhe e ka dërguar Shkëndijën në epërsi prej 1:0.
Valmieras ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 përmes golit nga Djibril Gueye në minutën e 45’.
Golin e fitores për skuadrën e Shkëndijës e ka shënuar Sidrit Guri, i cili pas asistimit nga Valmir Nafiu, e ka vulosur fitoren e skuadrës së tij në minutën e 63’ të ndeshjes.
Ndeshja e parë është mbyllur me shifrat 2:1 në favor të Shkëndijës, ku kjo e fundit do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Valmieras si vendase, më datën 28 të këtij muaji.

Back to top button