Ligji i Pagave, Musliu: Do të ngelet në sirtar përderisa e kemi këtë qeveri të papërgjegjshme

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Ligji për Paga ka ngelur dhe do të mbetet edhe për një kohë të gjatë “në sirtar”, pasi siç tha ajo për RTV21, Qeveria nuk ka guxim dhe vullnet për të proceduar tutje me këtë ligj.

“Edhe kjo iniciativë si çdo propozim tjetër, si çdo premtim tjetër, ka ngelur në sirtar dhe në sirtar do të ngelet edhe gjatë, përderisa e kemi këtë qeveri, e cila është e papërgjegjshme, e pa aftë, mashtruese, demagoge dhe propoaganduese. Vetë fakti qe ka kaluar një vit që është iniciuar ky projektligj dhe ne ende nuk kemi një finalizim të punës e edhe pak ditë shkojmë në pushime verore e nuk do kthehemi deri ne shtator, kjo tregon më së miri se ku jemi si shtet dhe si legjislacion në përgjithësi e aq më tepër Qeveria”, tha Musliu në një intervistë për RTV21.

Musliu tha se Qeveria Kurti po krijon kriza “për ta tërhequr vëmendjen nga problemet dhe nevojat reale të qytetarëve.

“Nuk e kuptoj arsyen pse, por dihet arsyeja edhe pse është e pakuptueshme, arsyeja dihet, problemet qe i kanë me veteranët e luftës, problemet qe i kanë me kategoritë e ndryshme sociale e nuk kanë guxim që të procedojnë, nuk kanë guxim t’i shtyjnë përpara, nuk kanë vullnet t’i shtyjnë përpara proceset dhe nuk kanë guxim të përballen me ata qe i kundërshtojnë dhe kjo është arsyeja e vetme pse ata i ikin dhe krijojnë kriza, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale, nga nevojat reale të qytetarëve, krijojnë kriza për të qenë pjesë ditore e mediave dhe e lajmeve”.

Tutje deputetja tha se partia e saj PDK do të jetë në krye të detyrës, me të gjitha format demokratike që lejohen në një shtet demokratik e normal, për t’iu përgjigjur Qeverisë Kurti “me çdo formë dhe çdo mënyrë”. /21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button