Nga 1 gushti gastronomët do të gjobiten nëse nuk respektojnë decibilët e lejuar për muzikë në lokale

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej sot ( 12 korrik) ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike.

Sipas njoftimit të komunës, secili person fizik ka mundësinë e kyqjes në ketë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar pajisjet deri më tani.

“Po ashtu ju njoftojmë se afati i fundit për aplikimin e certifikatës të orarit të punës, dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më datën 20 Korrik 2023, dhe pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat nuk kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit!”, thuhet në njoftim

Po ashtu bëhet e ditur se faza testuese do të zgjasë deri më 1 Gusht 2023, ku pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës./21Media

Back to top button