Ligji i ri i SHBA-së që mbështet Kosovën, cilat janë detyrimet?

Kosova është përfshirë në qëndrime të rëndësishme në drat-ligjin e autorizimeve të mbrojtës kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e ardhshëm, që u finaliza në kongres dhe u nënshkrua nga presidenti Trump.  Në politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, Kosova do të ketë mbështetje drejt integrimeve në NATO e në BE dhe përkrahje në dialogun me Serbinë, të bazuar në njohje reciproke. Ndërsa kundërshtohet çdo ide për ndarje apo shkëmbim territoresh mbi baza etnike. Megjithatë, SHBA-të kanë paraparë edhe sanksione ndaj çdo kujt që cënon këto parime, thotë ish-diplomatja Alma Lama.

“Ligji thënë qartë mbështetë Kosovën, si në integrim në BE anëtarësim në NATO….”,  tha Lama për RTV21

Ky draft është pjesë e strategjisë së SHBA-së për ta forcuar stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin demokratik në rajon. Dokumenti  po ashtu përfshin një seksion të veçantë për marrëdhëniet Kosovë–Serbi, sipas të cilit, palët inkurajohen të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe ankesin e Ohrit, marrëveshje kjo, që në Kosovë nga shumë kush u konsiderua e dëmshme.

“Pa tjetër që do të detyrohen ta zbatojnë sepse kanë marrë detyrime, kjo marrëveshje kishte kritika sepse i dha serbëve kompetenca më të zgjeruara sesa që kishte asociacioni…”, shtoi Lama.

Kosova që nga 9 shkurti gjendet në një bllokadë politike, për të cilën analistë në vazhdimësi kanë potencuar se menjëherë pas formimit të institucionev e të reja, ekzektuivi do të përballet me trysni amerikane për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin e e konfirmon edhe ligji i nënshkruar nga presidenti Trump për autorizimin e mbrojtjes kombëtare të SHBA-ve. Kësisoj, Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, punën e parë që duhet ta bëjë është rikthimi në dialog me Serbinë dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve që ka pranuar qeveria Kurti2. Në këtë situatë, analisti politik, Afrim Kasolli, ka ironizuar me faktin se subjektet politike ish-opozitare nëse duan që të rregullojnë marrëdhëniet me SHBA-të, të cenuara nga Kurti, duhet të zbatojnë marrëveshjet që ai vetë i ka pranuar./RTV21/21Media

Back to top button