Kaloni te përmbajtja kryesore

Premtimet për qytetarët vs pagat kalimtare për deputetët!

Rritja e pagës minimale, përmirësimi i jetës së qytetarëve, rritja e shtesave për fëmijë dhe nënat lehona dhe shumçka tjetër, janë premtimet e plasuara për qytetarët që nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore nga kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në javën e fundit të fushatës, ndërkaq, takimet, tubimet dhe premtimet kanë intensifikuar ritmin. Analistët politikë vlerësojnë se premtimet e subjekteve politike, ndërlidhen me problemet e brendshme të Kosovës, por, sipas tyre, partitë politike nuk po përmendin sfidat që realisht ka vendi, siç është rikthimi në dialogun me Serbinë dhe përmbushja e obligimeve që ka mar qeveria Kurti2 në Bruksel dhe në Ohër. Në këtë kontekst, Belgzim Kamberi nga instituti Musine Kokalari, thotë se më 28 dhjetor do të shihet nëse qytetarët janë të kënaqur me ekonominë dhe mirëqenien e tyre do të kërkojnë ndryshim të politikave.

“ Më 28 dhjetor do ta marrim vesh edhe se kë e kanë parë qytetarët fajtor për bllokadën 9 mujore dhe mos krijimin e institutioneve…”, tha Kamberi për rtv21.tv

Mes zhvillimeve në fushatën zgjedhore këto ditë dhe rënies së standardit jetësor të jo pakë qytetarëve, do theksuar se mbi gjysma e deputetëve të legjislaturës së 9-të kanë siguruar mirëqenien e tyre të paktën edhe për një vit, edhe pse kjo legjislaturë konsiderohet nga më të dështuarat në historinë e shtetit. Ndonëse ligji për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetëve parasheh benificione për deputetët, përfshirë kompensimin kalimtar, sipas shoqërisë civile, kjo kërkesë konsiderohet si tejet e ulët.

“Nuk është as etike as morale, sepse në një kohë kur qytetarët po ballafaqohen me çmime shumë të larta dhe me paga të ulëta gjysma e deputetëve kanë siguruar pagën kalimtare pa punuar fare…”, tha Melos Kolshi nga IKD.

Paga kalimtare nënkupton që deputeti do të marrë pagë mujore bazë nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 1914 euro për 12 muaj. Për të përfituar këtë benefit deputeti duhet të deklarojë se nuk punon apo nuk pensionohet. Kësisoj 23 mijë euro do t’i kushtojë Kuvendit të Kosovës një deputet për një vit. Ndërsa 67 deputet që aplikuan për pagën kalimtare pritet t’i kushtojnë buxhetit 1.5 milionë euro. Nga LVV janë 28 deputetë që kërkuan pagë kalimtare, mes tyre, Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Artan Abrashi, Saranda Bogujeci dhe Armend Muja të pasuar nga 14 deputetë të PDK-së, 12 të LDK-së, 4 të AAK-së, një nga Nisma, një nga Lista serbe dhe 7 deputëtë të grupit MultiEtnik. Ndërkohë, 120 deputetët e legjislaturës së fundit, e cila është karakterizuar për seanca që kanë zgjatur nga 2 minuta, i kanë kushtuar Kuvendit gjithsej mbi 1.8 milionë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button