Kaloni te përmbajtja kryesore

Ligji i Sponsorizimit diskutohet në FFK me përfaqësues të Kuvendit të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.

Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.

“Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët i njoftoi me situatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button