​Pritet të dënohet gjyqtari i derbit Napoli-Inter

Arbitri Davide Massa rrezikon të pezullohet për shkak të disa vendimeve të dyshimta në derbin ndërmjet Napolit dhe Interit.

“Nerazzurrët” arritën një fitore 3-0 ndaj kampionëve në fuqi në stadiumin “Diego Armando Maradona” të dielën në mbrëmje.

Massa la trajnerin e Napolit Ëalter Mazzarri dhe presidentin Aurelio De Laurentiis të tërbuar pas fishkëllimës së fundit, me të parin që nuk foli për media dhe ky i fundit u ankua te federata italian dhe komisioni i gjyqtarëve.

Siç raportohet nga “Il Mattino”, Massa mund të dënohet nga komisioni i gjyqtarëve, ndoshta duke u dërguar në kategorinë e dytë ose të pezullohet për disa raunde.

Ai gjithashtu nuk pritet të drejtojë një ndeshje të Napolit përsëri këtë sezon. Vendimi i tij për të mos dhënë një faull pas një përplasjeje midis Lautaro Martinez dhe Stanislav Lobotka tek goli i Hakan Calhanoglu dhe mosdhënies së penalltisë pas një ndërhyrjeje në Victor Osimhen.

Back to top button