Ligji i Tatimit në Pronë, Ibrahimi; Vendim arbitrar i Qeverisë ndaj nivelit lokal

(Lajm i përditësuar)
Alma Lama: Kjo qeveri nuk ka respekt për sundimin e ligjit
Analistja Alma Lama vlerësoi se Qeveria aktuale nuk ka respekt për ligjin.
Sipas saj nuk respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë.
“Dëgjojmë deklarata se pse opozita e ka dërguar këtë ligj apo atë ligj në Gjykatë Kushtetuese, pse n aka penguar për këtë ose atë, d.m.th këto janë procedura ligjore të parapara me ligj dhe opozita mund t’i shfrytëzojë këto mjete për cfarëdo lloj cëshje, asgjë e paligjshme nuk është, e paligjshme është hedhja e gazit në Parlament…shoh mungesë respekti në rend të parë për ligjin, mungesë respekti si dhe mungesë dije mund të jenë një kombinim që është fatal për fat të keq.”, tha Lama në “Click” në RTV21.
Ibrahimi: Në këtë Qeveri debati me komunat nuk ekziston, kjo nuk ka ndodhur përpara
Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi vlerësoi se po mungon debati i Qeverisë me komunat, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur me qeveritë e kaluara.
“Në këtë Qeveri, debat me komunat nuk ekziston, d.m. th janë takimet, mund të themi në ato takime vetëm grumbullohen shqetësimet e kryetarëve të komunave por s’kthehet përgjigje kurrë. . kjo nuk ka ndodhur më përpara, kur ka pasur diskutime konstruktive ka pasur zgjidhje të problemit, mirëpo këtu problemet janë duke u krijuar nga niveli qendror.“, tha Ibrahimi në emisionin “Clcik në RTV21.
Ligji i Tatimit në Pronë, Ibrahimi; Vendim arbitrar i Qeverisë ndaj nivelit lokal
Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi në emsionin “Click” në RTV21 tha se Qeveria merr vendime arbitrare ndaj nivelit lokal.
Duke iu referuar Ligjit për Tatimin në pronë, Ibrahimi tha se nuk ka pasur asnjë konsulltë me kryetarët e komunave.
“As kryetarëte komunave nuk kanë qenë të njoftuar, as komunat, as drejtorët financiarë, as asociacioni si përfaqësues legjitimi cili është i njohur me ligjin për vetqeverisje lokale nuk ka qenë i njoftuar fare. Për plotësim ndryshim të këtij ligji kemi qenë të informuar përmes mediave kur është marrë vendimi në Qeveri që të kalojë në parlamentin e Kosovës.”, deklaroi Sazan Ibrahimi. /21Media