Ligji për dialog kundërshtohet fuqishëm nga VV

PSD ngulë këmbë të shtyjë përpara projektligjin për dialog

Bashkimi Evropian paralajmëroi bisedime intensive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat do të mund të mbahen çdo javë, nëse arrihet një marrëveshje për vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës të dielën ka votuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Ky votim po vazhdon të kundërshtohet fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), duke thënë se këtë projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Projektligji në fjalë është tendencë për legjitimim të Hashim Thaçit pra ështe i papranueshëm në aspektin politik e po ashtu është në kundërthënie të madhe me Kushtetutën e vendit”, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu për portalin rtv21.tv.

Haxhiu ka bërë të ditur se nëse Qeveria nuk tërhiqet nga ai projektligj siç e quan skandaloz dhe nëse i njëjti kalon në shqyrtim të dytë, do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Projektligji për dialog, i cili ka kaluar në shqyrtim të parë ka qenë një ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate (PSD) për votimin e buxhetit 2019.

Ndërsa, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina sot në një konferencë për media ka thënë se se ligji për dialogun synon të vë në rend procesin e vendimmarrjes, pasi sipas saj, nuk ka më mundësi që secili bartës i institucionit të marrë vendime “krye në vete”./21Media

Back to top button