Ligji për Rimëkëmbje, Hoti e Bajrami takohen me përfaqësues të BQK-së dhe TRUST-it

 

Pas miratimi të Ligjit për Rimëkëmbje Eknomike, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Trustit të Kursimeve Pensionale. Në këtë takim i cili do të mbahet në ora 11: 30 do të diskutohet mbi përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektiligji është miratuar të premten me 72 vota pë, asnjë kundër dhe një abstëeni.

Në këtë projektligj i cili u procedua nga qeveria që nga vera, është edhe rimbursimi nga Qeveria e Kosovës së 10-përqindëshit të mjeteve të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensional-TRUST, për të gjithë ata që kanë më pak se 10 mijë euro.

Dy ditë pas dekretimit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është publikuar në Gazetën Zyrtare. /21Media

 

Back to top button