Ligji për Skemat Pensionale Kontributdhënëse pritet të përfundojë në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nesër (e mërkurë), do të dorëzojë në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Nesër në orën 10:00, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e AAK-së./21Media

Back to top button