Lija e majmunit, SHBA konfirmon dy rastet e para te fëmijët

Zyrtarët shëndetësorë raportuan për dy raste të lisë së majmunit te fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një pacient është një fëmijë i vogël në Kaliforni dhe tjetri është një foshnje jo-rezidente në SHBA, e cila po “kalonte” nëpër zonën e Uashington DC.
Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë se të dy fëmijët “po bënin mirë”.
Fëmijët nën tetë vjeç janë në rrezik të lartë të lisë së majmunit, tha agjencia.
Më shumë se 2,500 raste të virusit janë regjistruar në të gjithë vendin.
Shumica e rasteve janë zbuluar te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë në kontakte të shpeshta seksuale, shkruan BBC./21Media

Back to top button