Likaj: 1 mijë e 500 mësimdhënës do të testohen për COVID-19

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka njoftuar se 1 mijë e 500 mësimdhënës do të testohen për koronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.

Ministri theksoi se testimi i mësimdhënësve tani më ka filluar.

“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj”, u shpreh Likaj gjatë një vizite në disa shkolla në Shtimes.

Ai po ashtu tha se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë./21Media

Back to top button