Zaev: Koronavirusi na orientoi drejt shtëpisë dhe rishqyrtuam shumë qëndrime

 

Kriza në të cilën u gjend bota përnjëherë na bëri të mendojmë për punët që janë të rëndësishme. Gjatë periudhës paraprake për shkak të masave të gjithë u drejtuam drejt shtëpisë dhe me këtë drejt vetes dhe të afërmve. Me këto fjalë kryeministri, Zoran Zaev iu drejtua qytetarëve në manifestimin qendror për shënimin e 29 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatorit.

Kjo gjendje, siç tha Zaev ka bërë që të shqyrtohen shumë ndjenja dhe qëndrime nga ai dhe për këtë ai ka pyetur veten: Çfarë rëndësie ka Dita e Pavarësisë, himni dhe liria?
Ai u rikthye në datën e 8 shtatorit të vitit 1991 kur është shpallur pavarësia dhe i tregoi prioritetet e shtetit në këtë përvjetor. Shtet i cili është i hapur drejt botës dhe me aspirata për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian si shtete anëtare e 30-të e NATO-s.

“Sot, në 29 vjetorin e shënimit të pavarësisë sonë, mëmëdheu ynë ka më së shumti miq. Duke u falënderuar për këtë, ballëngritur, të lirë dhe të hapur ndaj botës, e festojmë pavarësinë. Qytetarët e kanë trasuar rrugën drejt të cilit duhet të udhëtojë shtetësia maqedonase, ajo është rruga evropiane dhe rruga drejt vlerave demokratike. Kjo nënkupton përfshirje aktive e qytetarëve në proceset politike dhe integrim në institucionet ndërkombëtare dhe iniciativa”, tha Zaev.
Ai shtoi se për shkak të këtij orientimi të qytetarëve, vendi është anëtarja e 30 e NATO-s dhe afër për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Shumica e qytetarëve atëherë u bënë bashkë. Maqedonas, shqiptar, turq, serb, romë, vllahë, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë së bashku e kanë ruajtur paqen në vend”, tha Zaev.

Përmendi edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilat sipas tij, jo vetëm i sollën miq të ri shtetit, por i shkatërruan paragjykimet dhe stereotipet në Ballkan./TV21

Back to top button