Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, takoi sot përfaqësuesit e SBAShK-ut të udhëhequr nga kryetari Rrahman Jasharaj. Në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021.

Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.

Ndërsa, ministri Likaj informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.

Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.