Shiu përmbyt Tiranën

 

Zona e ”Astirit” edhe pse një lagje e re e kryeqytetit është lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës. Banoret në rrugën “Milto Sotir Gurra” u shprehën se rruga e lagjes se tyre është tejet e pakalueshme, ndërsa situata rëndohet më tej në ditët me shi. Ata apeluan marrjen e masave sa më parë.

Rruga është totalisht e amortizuar e me gropa të mbushura me ujë dhe ndodhet në lagjen më të re të kryeqytetit e njohur ndryshe si zona e ‘’Astirit’’. Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës pasi jetesa për to është si në mesjetë.

‘’Kjo situatë ka 13 vjet që kam unë këtu. Para 13 vitesh ka qenë më e shtruar, tani është bërë skandaloze. Sot keni ardhurnë ditë me shi, por në ditë me diell bëhet pluhur dynjaja. Të mendojë edhe për ne këtej. Deri këtu është balta. Do mbytemi. Një punë që e nisin ta mbarojmë. Ç’të bëjmë,nëpër baltë, nuk kemi ku të kalojmë.’’

Ata thanë se u kanë premtuar në kohë fushate e më pas nuk janë kujtuar.

‘’Premtimet janë çdo fushatë, kalon fushata e ke skandal. Premtime bëjnë. Ata ta bëjnë dimirn behar, por punë asgjë fare.”

Rruga është problematike dhe për drejtuesit e mjeteve apo dhe drejtuesit e motoçikletave që në orët e natës kthehet në rrezik si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore./oranews

Back to top button