Limaj: Çdo veprim në fushën e sigurisë duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët

Kandidati për kryeministër nga NISMA Fatmir Limaj në Click të RTV21 ka theksuar se vendi është më i kërcënuar nga jashtë dhe se çdo veprim në fushën e sigurisë duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët strategjikë.
“Ne kemi jo stabilitet politik zero, por kemi më shumë stabilitet ekonomik. Jemi më shumë të kërcënuar nga jashtë dhe për këtë arsye na duhet politikë strategjike dhe bashkëpunim me aleatët. Nuk guxon të bëhen veprime në sektorin e sigurisë pa koordinim me aleatët,” ka thënë Limaj.