Kaloni te përmbajtja kryesore

Limaj i bindur: Do të garonim për vendin e parë, nëse do të bashkoheshim me PDK-në

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, këmbënguli se subjekti që ai drejton është alternativë për zhbllokim.

Ai u bëri thirrje publikut që, siç tha, t’i japin peshë votës.

Sipas tij, më e rëndësishmja është se nëse Nisma hyn në Kuvend, atëherë kryeministri do t’i takojë ish-opozitës.

Madje, ai dha garancë se edhe presidenti do të zgjidhet nëse Nisma dhe Aleanca janë në Kuvend.

“Me shku minimum 6 ne, 6 Aleanca bëhen 12, ky është ndryshimi”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.

Limaj tha se nëse do të bashkoheshin me PDK-në do të garonin për vendin e parë.

“Me 30 mijë vota, 42 mijë i ka pasur votat Nisma në majë, në kulmin e saj, me ato vota të Nismës dhe sinergjia që është krijuar, elektorat të përbashkët, dhe sigurisht që do luftonim për vendin e parë, nuk ka ndodhur edhe këtu nuk ka shans të jetë, nëse s’ka ndodhur atje le të ndodhë këtu”, u shpreh Limaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button