Limaj dënohet nga PZAP me tetë mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar me tetë mijë euro koalicionin “Për Kosovën fituese”.
Vendimi i PZAP vjen pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas njoftimit, VV është ankuar se kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj” në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Sipas ankesës me këtë veprim janë shfrytëzuar institucionet publike të shëndetësisë për tubime zgjedhore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?