Limaj: Isha skeptik për taksën qysh nga fillimi

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri Fatmir Limaj

Në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake, Limaj deklaroi se ishte skeptik qysh nga fillimi, që nga vendosja për 10%.

Arsye për këtë është fakti se është një veprim shumë lehtë i cenueshëm dhe i sulmueshëm nga Bashkimi Evropian, shkruan rtv21.tv.

Sipas Limajt do të ishte më mirë të shkojmë me reciprocitet, që është një masë shumë më e ashpër se vet tarifa, që është instrument legal, i njohur, dhe i aplikueshëm në qindra-mijëra raste deri në ditët e sotme, kur dy vende kanë mosmarrëveshje njëra me tjetrën.

Megjithatë Limaj shfaqet përkrahës i taksës, duke deklaruar se ajo nuk duhet të hiqet deri kur të largohen arsyet pse është vendosur ajo, e që sipas veprimeve të fundit të Serbisë, jo që po largohen, por vetëm po shtohen këto arsye./21Media

Back to top button