Limaj: Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet

Në protestën e sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas Limajt, protesta e sotme ishte shprehje e shqetësimit për gjithë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Tutje Limaj ka shtuar “Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet. Në fakt është e kundërta, krejt çka kemi ndërtu na për 20 vjet, ky mashkull po don me prish për dy vjet, po don me shkatërru ata që eshte arrit për 20 vite”, tha Limaj pas përfundimit të protestës.

Back to top button