Flutura Kusari: Statusi i Sveçlës është sulm serioz ndaj gazetarëve

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës “në të cilin ai përdorë gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme në drejtim të medieve dhe gazetarëve”.

Kusari ka thënë se ndërlidhja e punës së gazetarëve të Kosovës me Serbinë dhe Vuçiqin është e rrezikshme “dhe çon në dhunë online dhe potencialisht edhe në dhunë fizike”.

“Statusi i Ministrit Sveçla është sulm serioz ndaj gazetarëve dhe nxitje e masave për t’i kundërshtuar ata. Dihet që masat nganjëherë nuk zgjedhin metoda. Ministri Sveçla, Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët dhe mbështetësit e tyre duhet ta kuptojnë që duke i sulmuar mediat dhe gazetarët nuk mund t’i frikësojnë dhe nuk do t’i frikësojnë apo heshtin ato”, ka shkruar Kusari./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button