Limaj: Të sulmohet një grua veprimi më i ulët që mund të ndodhë

Limaj tha se është i shqetësuar nga sulmi fizik që i është bërë, Arbana Xharrës

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj është figura e radhës politike që ka reaguar ndaj sulmit mbi Arbana Xharrën.

“I shqetësuar nga sulmi fizik që i është bërë, Arbana Xharres. Të sulmosh fizikisht një grua, është veprimi më i ulët që ndodh në shoqërinë tone”, ka thënë Limaj.

“Kërkoj nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë sulmuesit, në mënyrë që të ndalen aktet e tilla që cenojnë lirinë e tjetrit, dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara”, ka thënë Limaj.

“Arbanës i uroj shërim të shpejtë”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button