Limaj uron Metën

Limaj beson në eksperiencën e gjerë të Metës

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

“Me kënaqësi të veçantë e mirëprita zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën tuaj të re.

Shpreh bindjen time të plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni ju, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit.

Po ju shpreh urimet e mia më të mira për veprimtarinë e ardhshme tënden plotë përgjegjësi”, shkruhet në letrën dërguar Metës./21Media

 

Back to top button