Ilir Meta – president i Shqipërisë

Ilir Meta do të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë

Pas procesit te votimit dhe numërimit, kreu i Kuvendit dhe njëherësh i LSI-së, kandidati i vetëm në garë, mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të mazhorancës.
Në sallën e Parlamentit votuan 89 deputetë, ku 87 dhanë votën pro Metës, ndërkohë që deputetët Blushi dhe Hafizi kundër.

E disa ndër deputetët dhe ministrat ishin ulur në vendet e opozitës në sallën e Kuvendit. Mënjehërë pas shpalljes së rezultatit, në fjalën e tij si President i zgjedhur, Ilir Meta apeloi për bashkëpunim dhe politikë konsensuale.Por nuk ngurroi të flasë se acarimi i skenës politike nuk i shërben stabilitetit të vendit.E duke përdorur një gjuhë Presidenti mbi palët, Meta falenderoi të gjithë që mbështetën, por edhe ata që nuk i dhanë votën.

Ilir Meta do të mbajë postin e kreut të shtetit deri në vitin 2022, ndërkohë që ceremonia e betimit parashikohet të bëhet më datë 24 Korrik, datë kur përfundon mandati i Presidentit aktual Bujar Nishani.

Back to top button