Limani: Nuk kam pasur presion për privatizimin

Murati: Kur është privatizuar ka pasur procedurë hetimore ndaj blerësve

Sekretari i Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim, Arben Limani ka larguar përgjegjësitë nga vetja për gjitha privatizimet që kanë ndodhur në vend. Ai gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për procesin e Privatizimit, tha se roli i sekretariatit brenda AKP-së, është teknik dhe se gjitha vendimet merren nga bordi i drejtorëve. Ndërkohë theksoi se nuk është në asnjë parti politike dhe se asnjëherë nuk ka pasur presion për ndonjë proces të privatizimit./21Media

Back to top button