Lind Islami dhe Venera Lumani publikojnë fotografitë e dasmës

Çifti i njohur i këngëtarëve, Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ata kanë organizuar një ceremoni  ku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.

Një ditë pas dasmës, Lindi dhe Venera kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi nga ahengu.

Ata mund të shihen shumë elegant në dukjen si nuse e dhëndër, me Venerën e cila shkëlqente në vellon e bardhë të nusërisë.

“Përgjithmonë Venera dhe Lind, 07.10.2023”, shkroi këngëtari nga Peja në mbishkrimin e fotografive.

Back to top button